Telegrafi

Lind foshnja e verbër dhe pa kafkë: Për shkak të dukjes shumë njerëz nuk guxojnë ta shikojnë (Foto, +18)

Foshnja Nurafiha ka lindur e verbër dhe pa kafkë, nuk mund normalisht të pijë qumësht dhe detyrohet të hajë përmes shkopinjve.

Vajza tetëmuajshe nga Sajaburi i Tajlandës, ka tërhequr vëmendjen e mediave sociale, ndërsa qytetarë nga e mbarë bota kanë filluar të grumbullojnë të holla për të, transmeton Telegrafi.

Së bashku me familjen e saj, kanë vizituar murgjit budistë gjatë festës së Krishtlindjeve.

Monah Bin dhe fondacioni i tij janë të njohur për punën e tyre humanitare, ku në veçanti ndihmojnë familjet e varfra me nevoja të veçanta.

Fëmijët e tjerë nga familja e saj, shkojnë në shkollë gjë dhe është sfidë e madhe për faktin se vetëm babai i tyre punon në atë shtëpi. Nurafaih ka nevojë për kujdes mjekësor dhe në një të ardhme të afërt ka nevojë për disa operacione.

Por murgjit kanë arritur deri më sot të grumbullojnë rreth 5 mijë euro. /Telegrafi/