Një nënë ka sjellë në jetë vajzën e saj që peshon 6 kilogram e 800 gramë, që mendohet të jetë femra më e rëndë e lindur ndonjëherë në botë.
Nandini 19-vjeçe (fatmirësisht) i ka uruar mirëseardhjen në këtë botë fëmijës së saj të parë, falë ndërhyrjes kirurgjike me prerje cezariane, transmeton Telegrafi.
Pesha mesatare e foshnjës së lindur peshon 3 kilogramë e 400 gramë, dhe kështu foshnja e porsalindur e Nadini ka dyfishin e madhësisë së foshnjës normale.
“Gjatë përvojës time 25 vjeçare, asnjëherë nuk kam parë fëmijët kaq të madh. Ajo është mrekulli e Zotit”, ka deklaruar mjeku Venkatesh Raju. /Telegrafi/