Site icon Telegrafi

Lind fëmijën e tetëmbëdhjetë dhe nuk mendon të ndalet

Vajza Jordyn-Grace Makiya Duggar pak kohë më parë ka ardhur me krenari në familjen njëzet anëtarëshe në shtetin amerikan Arkansas. Jemi të sigurt se si do të ndihet çuditshëm në shoqërinë e cila është sa gati ekipe futbolli.

Çifti martesor Duggar është martuar në vitin 1984 dhe katër vitet e para nuk ka pasur fëmijë. Si arsye kishin pohuar se nuk kishin para të mjaftueshme dhe se nuk ishin të gatshëm.

Gruaja Michelle, e cila ka 42 vjet, pas fëmijës së parë ka pasur abort spontan dhe si besimtarë fundamental që janë kanë ndier se i kanë marrë jetën fëmijës. Pas kësaj kanë vendosur të kanë sa më shumë fëmijë që është e mundur, në fakt siç thonë ata, “qysh e ka shkruar Zoti”.

E Zoti, ka vendosur 18 dhe, me gjasë, edhe disa tjerë. Mirë po i ecë të Madhërishmit politika e natalitetit, e cila deri më tani ka krijuar dhjetë djem e tetë vajza derisa familja thotë se e ka shtëpinë mjaft të madhe edhe për disa tjerë. Nëse ky është argumenti, atëherë thjesht dyshojmë se ato dhoma do të mbesin të zbrazëta.

Exit mobile version