Site icon Telegrafi

Lind fëmijë me spermën ngrirë para 22 vitesh

Chris, i cili aktualisht është 38-vjeçar dhe në gjendje të mirë shëndetësore, si adoleshent kishte vuajtur gjashtë vite nga leukemia.

Në moshën 16-vjeçare mjekët i kishin rekomanduar që ta ngrinte spermën për mundësinë që në të ardhmen të mos ishte në gjendje fertile. Mjekët pohojnë se kanë thyer rekord duke lënë shtatzënë një femër me spermën e cila ka qëndruar 22 vjet e ngrirë.

Vitin e kaluar Chris dhe gruaja e tij Melodie kishin vendosur që të orientohen tek ekspertët për injektimin e spermës në vezoret e gruas.

Pas nëntë muajsh ata kanë pritur në jetë vajzën Stella.

“Kjo është vërtet një mrekulli. Jam shumë i lumtur”, është shprehur Chris.

Exit mobile version