Telegrafi

Lind fëmija “sirenë” (Foto, +16)

Një grua la pa fjalë mjekët pasi solli në jetë një “bebe sirenë”, por fatkeqësisht e humbi vetëm pak orë më vonë. Bebja pa emër, gjinia e të cilit nuk ishte e qartë për shkak se nuk ishte zhvilluar mjaftueshëm dhe i kishte këmbët e ngjitura vuante nga gjendja e rrallë e njohur si sirenomelia, apo “sindroma e sirenës”.

23-vjeçarja Muskuba Bibi lindi në mënyrë natyrale, mëngjesin e së mërkurës, në një spital në Kolkata të Indisë. Bibi nuk kishte mundur të kryente asnjë eko gjatë shtatzënisë për shkak të gjendjes së vështirë ekonomike, për këtë arsye ajo u njoh me gjendjen e bebes vetëm kur e pa pas lindjes.

Sipas mjekëve, mungesa e ushqimit dhe mos qarkullimit siq duhet i gjakut nga nëna tek bebja mund të krijojë këto lloj anormalitetesh, transmeton tvklan. Sindroma e sirenës, sipas Daily Mail dyshohet se prek 1 në 60-100 mijë lindje.