Djaloshi, i cili ende nuk është emëruar, ka lindur të hënën, në spitalin shtetëror në Kisaranu të Sumatras, ka thënë gjinekologu Binsar Sitanggang i cili ka kryer lindjen.
"Për shkak të peshës së porsalindurit, operacioni ka qenë jashtëzakonisht i vështirë”, ka thënë ai.
Doktori ka precizuar se foshnja, e cila është 62 centimetra e gjatë, ndjehet mirë pasi që “pesë minutat e parë pas lindjes është dashur t’i ofrohet ndihmë me frymëmarrje".
"Kjo është një foshnje e jashtëzakonshme. Qan me më zë se foshnjat tjera dhe vazhdimisht është e uritur", ka shtuar doktori.
E ëma 41-vjeçare e foshnjës nuk ka shkuar në kontrollet e rregullta gjatë shtatzënisë dhe lëngon nga diabeti, që shton rrezikun e lindjes së fëmijëve më të mëdha nga mesatarja, ka thënë doktori.
Gruaja ka edhe tre fëmijë tjerë, të cilët gjatë lindjes kanë peshuar rreth katër kilogramë.