Telegrafi

Lincoln mund t’i largojë disa modele dhe të fokusohet në makinat SUV

Për disa modele që nuk po kërkohen shumë, nuk pritet të jenë ende në linjat e prodhimit

Vitin e kaluar, Ford ka bërë të ditur se do të largojë nga prodhimi Fusion, Focus, Fiesta dhe Taurus, në mënyrë që të fokusohet në makinat SUV, që janë shumë më të kërkuara në treg, transmeton Telegrafi.

Njëjtë ndodhë edhe me Lincoln që është në kompani të Ford, modelet e së cilës MKZ dhe Continental, nuk janë aq të kërkuar.

Asnjë prej tyre nuk është shitës i madh në Lincoln, pasi janë shitur për 23.3 për qind nga veturat tjera gjatë këtij vitit, derisa 27.6 për qind në vitin e kaluar.

Të dy këto modele mund të largohen nga prodhimi, apo të pësojnë vetëm përditësime të lehta, nëse mbesin në treg për më gjatë.

“Do të punojmë, ashtu si e kërkon tregu dhe makinat SUV, për momentin janë kryesoret dhe më të kërkuarat”, ka thënë një nga zyrtarët në Lincoln Michelle Crebs.

Sipas tij, këto makina do ta ruajnë nivelin e luksit që ka Lincoln, pasi është treguar se është i pëlqyer dhe shumë i mirë. /Telegrafi/