Telegrafi

“Lincoln” me më shumë nominime në Oscar

 Emma Stone dhe Seth MacFarlane zbuluan nominimet e Oscar më herët gjatë ditës dhe “Lincoln”, që portretizon jetën e presidentit historik Abraham Lincoln, del të jetë filmi më i nominuar me plot 12.

“Life Of Pi” është në ndjekje me plot 11 nominime, ndërsa konkurrencë e fortë është në kategorinë Fotografia Më e Mirë.

Në këtë kategori garojnë pos filmave të lartpërmendur edhe filmat “Amour”, “Argo”, “Beasts of Southern Wild”, “Django Unchained”, “Les Miserables” dhe “Zero Dark Thirty”.

Për aktoren më të mirë Jessica Chastain, Jennifer Laërence, Emmanuelle Riva, Quvenzhane Wallis dhe Naomi Watts.

Për aktorin më të mirë janë në konkurrim Bradley Cooper, Hugh Jackman, Joaquin Phoenix dhe Denzel Washington.

Ceremonia e ndarjes së çmimeve Oscar mbahet në Dolby Theatre të Los Angelesit më 24 shkurt. /Telegrafi/