Telegrafi

Linas Linkevicius: Maqedonia akoma ka punë për të bërë

“Lituania do të jetë mes vendeve të para që do ta nënshkruajë protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO, me çka do të mundësohet rrumbullakësimit i Marrëveshjes së Vilnusit të vitit 2000 si deklaratë për mbështetje të ndërsjellë dhe solidaritet në integrimet euroatlantike, pasi Maqedonia është shteti i fundit nga ky grup që futet në Aleancë”.

Këtë e theksoi sot shefi i diplomacisë së Lituanisë Linas Linkeviçius, në konferencën e përbashkët me ministrin e Punëve të Jashtme të Maqedonisë, Nikolla Dimitrov, me të cilin realizuan takim, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Jam këtu të shpreh mbështetje për miqtë tanë dhe aleatët tonë të ardhshëm. Puna akoma nuk ka përfunduar, kjo është e qartë për të gjithë dhe ne nuk do të qëndrojmë anash, por në mënyrë aktive do të ndihmojmë”, tha Linkeviçius.

Ai tha se Maqedonia akoma ka punë në reformat në fushën e gjyqësisë, luftën kundër korrupsionit, administratën publike.

Ndërsa ministri Nikolla Dimitrov, tha se vizita e Linçeviçius është e rëndësishme dhe u shpreh i kënaqur që Lituania mbështet Maqedoninë./Telegrafi/