Site icon Telegrafi

Lina vjen me “Na dy”

Kënga flet për një lidhje dashurie, por ajo që bie në sy është ngjashmëria vokale e Linës me këngëtaren e mirënjohur dhe tejet të dashur për publikun Elvana Gjata

Evelina Lleshi e njohur me emrin artistik LINA, javë më parë ka sjellur projektin e saj të parë “Na dy”, këngë kjo e kompozuar dhe shkruar nga Granit Gashi.

Videoklipi është realizuar në Zvicër nga produksioni MyMusicclip.

Ndryshe nga këngëtaret e reja, Lina vjen me një këngë argëtuese pa dashur të imponohet nga tregu që po serviret mometalisht.

Për një kohë shumë të shkurtër, kënga ka arritur 30.000 klikime të grumbulluara në Youtube.

Shumë shpejt, para stinës së verës, Lina do të vijë edhe me një projekt tjetër, por kësaj radhe te realizuar nga studio e producentit Genc Prelvukaj – BlackFish Entertainemt.

Kjo na lë të kuptojmë që Lina do të jetë një nga zërat premtues në të ardhmen. /Telegrafi/

A.Z.

Exit mobile version