Boksierja Lin Yu-Ting nga Tajvani, ka kaluar në finalen e Lojërave Olimpike në Paris, pasi dominoi turken Esra Yildiz Kahraman në duelin gjysmëfinal të kategorisë deri në 57 kilogramë dhe me vendim unanim të gjyqtarëve dhe siguroi të paktën një medalje argjendi.
Ka qenë interesante pas ndeshjes, pasi turkja ka protestuar publikisht duke i treguar publikut një shenjë “X”, të cilën e ka bërë me gishta.
Vitin e kaluar, tajvanezja, së bashku me algjerianen Imane Khelif, u përjashtuan nga Kampionatin Botëror për shkak se ajo kishte testosteron të tepërt, si dhe kromozomin Y, i cili konsiderohet mashkull.
Më pas Lin dështoi në testet gjinore dhe u pezullua nga Federata Ndërkombëtare e Boksit (IBA), por u lejua nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar për të garuar në Paris.
🚨BREAKING🚨
Taiwan’s Lin-Yu Ting has just defeated Türkiye’s Esra Yildiz Kahraman 5-0. This comes just days after @IBA_Boxing confirmed that Lin was previously disqualified for having XY chromosomes.
As she left the ring, Kahraman repeatedly made an “X” gesture at the crowd. https://t.co/1TfSfXHn6S pic.twitter.com/0RW3EM5pQt
— REDUXX (@ReduxxMag) August 7, 2024
Në finale, Yu-Ting do të luftojë për medaljen e artë kundër Julia Szeremeta të Polonisë, e cila mposhti Nesthy Petecio në gjysmëfinalen e dytë.
Para Lin Yu-Ting finalen e kishte siguruar Imane Khelif. /Telegrafi/