Site icon Telegrafi

Lin Yu-ting fiton ndeshjen hapëse në Lojërat Olimpike mes polemikave për gjininë e saj

Lin Yu-ting, një boksiere femër nga Tajvani e cila më herët kishte dështuar në testin e gjinisë, ka avancuar me sukses në raundin e saj të parë në Lojërat Olimpike të Parisit.

Yu-ting, e cila kishte fituar medaljen e bronztë vitin e kaluar në Kampionatin Botëror të Shoqatës Ndërkombëtare të Boksit (IBA), por medalja e saj iu hoq pasi dështoi në testin e gjinisë.

Përkundër kësaj, ajo garoi ndaj boksieres uzbeke Sitora Turdibekova sot (e premte) dhe siguroi një fitore me vendim unanim të gjyqtarëve.

Imane Khelif, një tjetër boksiere e cila kishte dështuar në të njëjtin test, ishte lejuar gjithashtu të merrte pjesë në Lojërat Olimpike.

Ky vendim pasoi revokimin e njohjes së IBA-së nga Komiteti Olimpik (IOC) për shkak të qeverisjes dhe çështjeve financiare.

Lin iu nënshtrua një tjetër testi të gjinisë pas rikthimit nga Kampionati Botëror, sipas të cilës rezultoi se ishte femër, ka raportuar Focus Taiwan.

Për pasojë, IOC mori përsipër organizimin e garës së boksit, duke lejuar Khelif dhe Yu-ting që të garojnë sipas rregullave ekzistuese.

Lin është mposhtur 14 herë gjatë karrierës së saj ndërsa ka regjistruar vetëm një nokaut në 54 lufta sa i ka pasur gjithsej.

Ajo tashmë do të përballet në 1/8 e finales ndaj boksieres bullgare Svetlana Staneva, e cila mposhti boksieren irlandeze Michaela Walsh./Telegrafi/

Exit mobile version