Makinë me motor shumë të fuqishëm V8
Në krahasim me modelet nga Rolls-Royce, të gjitha makinat tjera mund të duken të dobëta, por mund të thuhet, se prodhuesi rus Aurus ka arritur t’i afrohet mjaft, transmeton Telegrafi.
Shumë gjëra dallojnë, megjithatë, kundërpërgjigjja ruse ndaj makinës së fuqishme britanike, duket mjaft mirë dhe ka motor të fuqishëm.
Derisa Rolls-Royce Cullinan kushton rreth 400 mijë euro, për limuzinën Senat nuk duhet paguar më shumë se 100 mijë euro, që është një përparësi mjaft e madhe.
Pamja e jashtme e kësaj limuzine, duket mjaft e mirë, megjithëse kur u pa nëpër një rrugë në Suedi, kishte shtresa të shumta kamuflazhi. Grilli ishte shumë i njëjtë me ato që i përdor Rolls-Royce, po ashtu edhe rrotat.
Brenda e ka motorin me 4.4 litra V8, që arrin deri në 598 kuaj fuqi, ndërsa nuk thuhet çfarë shpejtësie mund të arrijë, apo për sa kohë.
Vetëm dukja e pjesshme e kësaj makine është shfaqur, derisa janë mësuar edhe specifikat, ndërsa nuk dihet se kur do të lansohet limuzina Senat, që ka dukje mjaft të mirë. /Telegrafi/