Nga fabrika e Jaguarit ka arritur “bisha” e re me 600 kuaj fuqi, transmeton KosovaPress.
Jaguar XE SV “Project 8” ka motor 5.0 litra V8 që arrin të prodhojë 600 kuaj fuqi, ose 441 kW.
Vetura posedon ndërrues automatik prej tetë shpejtësive. Në fabrikë thonë se automobili është në gjendje që 100 kilometra në orë t’i arrijë për vetëm 3,7 sekonda, derisa shpejtësia e tij maksimale është 320 km në orë.
Jaguar XE SV “Project 8” porositet me katër ulëse sportive, ndërsa në ofertë është edhe opsioni për shteg me dy ulëse garuese me rripa special të sigurisë.
Vetura do të prodhohet në seri të kufizuar prej vetëm 300 njësive, të cilat do të shiten me çmim fillestar prej rreth 150.000 funta, ose 170 mijë euro.