Telegrafi

Limoni i freskon lëkurën

Nën ndikimin e acidit të limonit, pllakat keratinike vendosen sikur tjegullat në çati, duke rregulluar sipërfaqen e qimeve, me ç’rast e reflektojnë më mirë dritën. Shtrydheni një limon, përzieni lëngun e tij me pak ujë dhe vendoseni në flokë të njomë. Para se t’i lani flokët me lëngun e limonit, vendosni balsam, në mënyrë që ta forconi efektin.

Lëkura në bërryla është e vrazhdë. Lëngu i limonit i zbut shtresat e lëkurës, e cila sërish bëhet e lëmuar. Ndajeni limonin në gjysmë dhe fërkojini bërrylat.

Lëngu i limonit i zbardh njollat e verdha në thonj. Ndajeni limonin në gjysmë dhe, pastaj, me të fërkojini thonjtë. Bëjeni këtë çdo ditë, derisa ta arrini efektin e dëshiruar. Një tjetër anë pozitive e këtij trajtimi është se thonjtë tuaj do të bëhen më të fortë.

Limoni i freskon këmbët e lodhura dhe i largon aromat e pakëndshme. Për të siguruar një larje të freskët, copëtojeni limonin dhe vendoseni në ujë të vakët. Pastaj, në ujin e përgatitur në këtë mënyrë pushoni këmbët për 10-15 minuta. /Telegrafi/