Një limon me përmasa të mëdha është rritur në një kopsht në qytetin turk të Mersinit.
Huseyin Haskan, i cili shkoi për të punuar në një kopsht të limonit në rrethin Atayurt, ka gjetur një limon që peshonte dy kilogramë e 40 gramë.
Fqinjët e Haskanit, të cilët erdhën në shtëpi me limonin, nuk mund t’iu besonin syve me peshën që kishte fruti.
Haskan deklaroi se atë do ta shesë për një mijë lira (64 euro).
Ndryshe, limoni më i rëndë në botë peshonte 5,265 kilogramë dhe ishte rritur në Izrael. /Telegrafi/