Limeta (limoni i gjelbër) është emri për frutat e llojeve të ndryshme, deri në 6 cm në diametër
Zakonisht ka shije të thartë dhe është një burim i mirë i vitaminës C
Shpesh shtohet në ushqime të ndryshme, pijesh dhe aromash.
Rritet gjatë gjithë vitit, dhe është pak më i vogël dhe më i rrumbullakët se limoni, transmeton Telegrafi.
Po kështu, limeta është një suplement i mrekullueshëm i frutave në ditët e ftohta të dimrit, kur trupi ynë ka nevojë për vitamina.
Por, përveç ushqimeve dhe koktejeve popullore, kjo agrume mund të përdoret edhe si një kurë e magjishme për dhimbjet pulsuese të kokës.
Mjafton ta presim limetën përgjysmë dhe ta fërkojmë ballin fillimisht me njërën gjysmë dhe, nëse është e nevojshme, edhe me gjysmën tjetër.
Dhimbja duhet së pari të dobësohet dhe më pas të zhduket plotësisht.
Kur blini, zgjidhni limeta me ngjyrë jeshile të ndezur, me lëvore me shkëlqim dhe pa njolla apo dëmtime të tjera. /Telegrafi/