Kompania Limak që menaxhon dhe operon me ANP ’Adem Jashari’ po krijon mundësi punësimi për shumë kosovarë. Kjo kompani u ka ofruar mundësi punësimi kosovarëve në projektet e aeroporteve që ajo po i ndërton në Turqi, Egjipt e edhe në Rusi.
Kompania Limak fiton tenderin prej 210 milionë euro për ndërtimin e aeroportit Rostov në Rusi me një sipërfaqe të terminalit prej 55,000 m2, ndërtesa administrative dhe zyre 18,000 m2 si dhe depo dhe Cargo prej 19,000 m2.
Me fitimin e këtij projekti kompania Limak është duke shqyrtuar mundësitë e punësimit të kosovarëve (inxhinierë dhe arkitektë) të cilët kanë punuar në Grupin Limak në Kosovë që të jenë pjesë e projektit të ndërtimit të këtij aeroporti.
Po ashtu, për shkak të një bashkëpunimi të mirë me kompani nënkontraktuese kosovare në ndërtimin e ANP ‘Adem Jashari’ kompania Limak është duke shqyrtuar mundësitë e bashkëpunimit me kompani nënkontraktuese kosovare edhe në ndërtimin e aeroportit me të madh në botë Istanbul Grand Airport në Turqi, i cili do të përfundojë në vitin 2018.
Gjatë periudhës së fundit disa arkitektë dhe inxhinierë kosovarë janë të angazhuar në projektin e Kajro-s si pjesë e grupit Limak të cilët janë duke ndërtuar aeroportin e Kajro-s. /lajmi.net/Telegrafi/