Site icon Telegrafi

Limaj: Zgjedhja u takon qytetarëve të Kosovës

Kryetari i Nisma për Kosovën, Fatmir Limaj, kreu obligimin e tij si qytetar i Republikës së Kosovës në shkollën fillore “Faik Konica”.

Në një prononcim për media, Limaj tha se qytetarët janë ata që do t’i japin zgjidhje jetës së tyre përmes votës.

Ai po ashtu ka ftuar të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës që të dalin të votojnë.

“Shfrytëzoj rastin të ftoj që të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës të shprehin vullnetin e lirë. Në mbrëmje shpresoj që në kutitë e votimit të jetë zgjidhja e qytetarëve të Kosovës. Zgjedhja iu takon qytetarëve të Kosovës”, ka thënë Limaj.

Exit mobile version