Site icon Telegrafi

Limaj: Vlerat kombëtare janë të shenjta

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, i është drejtuar me një mesazh falënderimi familjeve të dëshmorëve, veteranëve dhe invalidëve të luftës së Ushtrisë Çlirimtare, të cilët po e mbështesin fuqishëm në projektin e tij për mbrojtjen e vlerave kombëtare.

Limaj në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se vlerat kombëtare për të janë të shenjta.

Postimi i plotë i Limajt:

Të dashura familje të dëshmorëve, veteranëve dhe invalidëve të luftës së Ushtrisë Çlirimtare,

Të nderuar qytetarë e përkrahës,

Jam tejet i lumtur që ditëve të fundit shumë familje atdhetare anekënd vendit po i bashkohen projektit tonë politik për mbrojtjen e vlerave kombëtare.

Vlerat kombëtare për mua dhe bashkëpunëtorët e mi janë të shenjta dhe për këtë, u jam mirënjohës e falënderues çdo familje, çdo bashkëluftëtari e qytetari të vendit tim, që janë duke u bërë krah i fuqishëm i yni në mbrojtje dhe fuqizim të tyre.

I falënderoj e mirënjohje qytetarëve e bashkëluftëtarëve dhe familjeve që po i bashkohen projektit tonë.

Exit mobile version