Site icon Telegrafi

Limaj viziton Qendrën për Menaxhimin e Kufijve, thotë se Kosova është e sigurtë

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, ka vizituar sot Ministrinë e Punëve të Brendshme, me ç’rast ka parë nga afër punët që bëhen në Qendrën për Menaxhimin e Kufijve.

Sipas njoftimit për media, pas takimit më dyer te mbyllura me Ministrinë e Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa, Limaj tha se Kosova është një vend i sigurt, me institucione të cilat punojnë shumë mirë.

Sipas tij, vizioni i Kosovës është Evropa pa kufij, teksa shtoi se të gjithë kufijtë shtetëror duhet të mbikëqyren.

“Besoj tash është e qartë për t gjithë që kjo qeveri është shumë e ndjeshme në çështjen e sigurisë. I keni parë edhe hapat në këto dy vite, që një nga prioritetet tona kryesore, aty ku ne e kemi fokusin dhe nuk diskutojmë, është çështja e sigurisë të vendit. Dhe, veprimet që janë bërë këto vite, e tregojnë këtë… 10:22 Mirë është që vendi ynë është i sigurt, falë shumë institucioneve tona të sigurisë që e bëjnë punën siç duhet. Por, kërkimi për të vazhduar për të forcuar sigurinë është një proces i gjatë, dhe natyrisht që në këtë drejtim do ta keni mbështetjen tonë të plotë”, tha ai.

Në njoftim thuhet se ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa, tha Qendra për Monitorimin e Kufijve, është shembull për shtetet tjera të rajonit.

“Zëvendëskryeministri na premtoi se do të kemi përkrahjen. Por, sidoqoftë, ne nuk kemi pasur ngecje e as mospërkrahje nga Qeveria dhe gjithmonë i kemi dyert hapur për ngritjen e nivelit të sigurisë. Kjo është një qendër që është shembull në rajon”, u shpreh ai.

Kurse, nga Qendra Kombëtare për menaxhim të kufijve, kërkuan që të shqyrtohet edhe një herë çështja e kontrollit më Shqipërinë, duke pasur një siguri në kufi./Telegrafi/

Exit mobile version