Zëvendëskryeministri i vendit Fatmir Limaj, ka vizituar familjen e kryeministri Ramush Haradinaj, me rastin e ndarjes nga jeta të babait të kreut të Qeverisë, Hilmiut.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Lima përmes një postimi në Facebook.
”Në familjen e kryeministrit Haradinaj për ngushëllime me rastin e vdekjes së Bacës Hilmi!
Ramushit, Dautit dhe gjithë familjes Haradinaj u shprehëm ngushëllime për vdekjen e Bacës Hilmi.
Lavdi jetës dhe veprës së Bacës Hilmi!
I lehtë i qoftë dheu i Kosovës për të cilën kontribuoi e dha gjithçka!
Lavdi!”, ka shkruar Limaj. /Telegrafi/