Telegrafi

Limaj viziton Haradinajn në Francë

Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj i shoqëruar nga disa bashkëpunëtorë, sot në Ditën e Pavarësisë ka qëndruar në Strazburrg të Francës, për ta vizituar ish kryeministrin e Kosovës, Harmush Haradinaj.

Limaj ishte i shoqëruar nga deputeti Haxhi Shala dhe bashkëpunëtorë të tjerë.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj është ndalur nga autoritet franceze më 4 janar, në bazë të një fletëarresti të Serbisë të lëshuar në vitin 2004.