Kryetari i Nisma Social Demokrate, Fatmir Limaj ka kujtuar 10 vjetorin e legjitimimit të pavarësisë së Kosovës, nga Gjykata Ndërkombëtarë e Drejtësisë.
Limaj përmes një postimi të tij në rrjetin social në Facebook ka shkruar se vendimi i dhjetë viteve më parë, më 22 korrik rrumbullakosi subjektivitetin e Kosovës në arenën ndërkombëtare, dhe i hapi rrugë anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare.
Limaj tha se vendimi i GJND-së mbetet ndër sukseset më të mëdha të Kosovës.
“Një dekadë më parë Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë̈ e legjitimoi pavarësinë e Kosovës, të shpallur më 17 shkurt të vitit 2008.
Vendimi i 22 korrikut të vitit 2010 rrumbullakosi subjektivitetin e Kosovës në arenën ndërkombëtare, dhe i hapi rrugë anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare.
Vendimi i GJND-së mbetet ndër sukseset më të mëdha të shtetit tonë në arenën ndërkombëtare, duke vulosur kështu përpjekjet dhe aspiratat tona shekullore për Republikën e Kosovës”, ka shkruar Limaj në Facebook. /Telegrafi/