Telegrafi

Limaj: Vdekja e parakohshme e doktorit, humbje e madhe 

Edhe lideri i NISMA për Kosovën, Fatmir Limaj ka ngushëlluar me rastin e ndarjes nga jeta të ish-kryeministrit të Kosovës, Bajram Rexhepi.

Vdekja e parakohshme e Rexhepit sipas Limajt është humbje e madhe dhe e pakompensueshme për të gjithë ata që e njohën.

“Të dashur miq, Me pikëllim të madh mora lajmin e ndarjes së hershme nga jeta të mikut tim, ish-kryeministrit të Republikës së Kosovës, Dr. Bajram Rexhepi. Ndarja e parakohshme nga jeta e doktorit, është një humbje e madhe dhe pakompensueshme për familjen, miqtë, bashkëpunëtorët dhe të afërmit e tij. Në emrin tim dhe të NISMA për Kosovën, shpreh ngushëllimet më të thella familjes së doktorit të ndjerë, Bajram Rexhepi. U prehsh në paqe, doktor!”, thuhet në telegramin e ngushëllimit. /Telegrafi/