Site icon Telegrafi

Limaj: Vdekja e hershme e profesor Çapriqit, humbje e madhe për shoqërinë tonë

Limaj: Vdekja e hershme e Çapriqit humbje e madhe për shoqërinë tonë

Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj ka ngushëlluar familjen Çapriqi për vdekjen e profesorit Basri Çapriqi. Limaj e ka vlerësuar si humbje të madhe vdekjen e hershme të Çapriqit.

Sipas tij, Çapriqi ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm ku do që ai ka qenë i angazhuar.

“Në emër të Nismës për Kosovën dhe në emrin tim personal, u shpreh ngushëllime familjes dhe bashkëpunëtoreve për vdekjen e profesorit universitar Basri Çapriqi. Vdekja e hershme e Çapriqit është një humbje e madhe për shoqërinë tonë. Roli dhe kontributi i tij ka qenë i jashtëzakonshëm në të gjitha sferat ku ai ka qenë i angazhuar. Ngushëllimet më të sinqerta familjes Çapriqi”, thuhet në ngushëllimin e Limajt. /Telegrafi/

Exit mobile version