Site icon Telegrafi

Limaj: Vdekja e Arian Dacit ka tronditur të gjithë qytetarët e vendit

Zëvendëskryeministri, njëkohësisht kryetari i NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar pas vdekjes tragjike të zëvendësministrit të Diasporës, Arian Dacit.

Limaj përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se vdekja tragjike e Arian Dacit ka tronditur jo vetëm familjen e tij, por të gjithë qytetarët e vendit.

Ai i ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta akademik Dacit, miqve dhe të gjithë bashkëpunëtorëve për vdekjen e Arian Dacit.

“Me dhimbje të thellë mora lajmin për vdekjen e zëvendësministrit të Diasporës, Arian Daci. Vdekja tragjike e Arian Dacit ka tronditur jo vetëm familjen e tij, por të gjithë qytetarët e vendit. I shpreh ngushëllimet më të sinqerta akademik Nexhat Dacit, familjes, miqve dhe gjithë bashkëpunëtorëve”, ka shkruar Limaj./Telegrafi/

Exit mobile version