Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka vazhduar takimet me struktura dhe aktivistë të Nismës Socialdemokrate.
Kreu i Nismës të dielën e ka kaluar të Liqeni i Radoniqit me struktura të Nismës nga rajoni i Dukagjinit.
“Të liqeni i mrekullueshëm i Radoniqit, me struktura dhe aktivistë të Nismës nga rajoni i Dukagjinit. Edhe në këto degë, si kudo tjetër në degët tona, pashë entuziazëm dhe mobilizim të jashtëzakonshëm për betejat e radhës”, ka shkruar ndër të tjera Limaj.
Më tutje, Limaj thotë se Nisma është e gatshme dhe me objektiva të qarta.
“Ne jemi gati”, ka shtuar Limaj.
Ndryshe, Limaj një ditë më parë ka postuar fotografi nga Bjeshkët e Sharrit me struktura të Nismës në Prizren dhe Dragash. /Telegrafi/