Site icon Telegrafi

Limaj uron Trumpin: SHBA do të jetë gjithherë mike e Kosovës

Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj ka uruar presidentin e ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

Sipas Limajt, SHBA-të do vazhdojnë ta mbështetin dhe të jenë partner strategjik i Kosovës ashtu siç kanë qenë gjithmonë.

“Historikisht, për ne Amerika është vendi dhe populli që vetëm pozitivitet ka ditur të na sjelli në çdo kohë. Kosova do jetë çdo herë mike e mirë e Amerikës. Familja Clinton do jetë çdo moment e dashur dhe e respektuar nga populli ynë, për gjithë kontributin e dhënë për lirinë e Kosovës”, tha ai. /Telegrafi/

Exit mobile version