Telegrafi

Limaj uron besimtarët myslimanë për muajin e shenjtë të Ramazanit

Kryetari i Nismës Socialdemokrate dhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit.

Përmes një shkrimi në Facebook, Limaj ka uruar që ky muaj, të sjellë më shumë paqe, harmoni e begati në çdo familje.

“Nesër është dita e parë e Ramazanit. Me këtë rast të gjithë besimtarëve myslimanë në Republikën e Kosovës ua uroj fillimin e muajit të shenjtë të Ramazanit. Uroj që ky muaj, i cili është simbol i sakrificës dhe përkushtimit ndaj Zotit, të sjellë më shumë paqe, harmoni e begati në çdo familje dhe të shërbejë për t’u afruar më shumë më njëri-tjetrin. Agjërim të lehtë!”, shkruan Limaj.