Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e festës së Fitër Bajramit.
Limaj ka thënë se kjo festë është simbol i sakrificës, paqes, dashurisë, harmonisë dhe i përkushtimit ndaj Zotit.
“Në prag të festës së Fitër Bajramit, në emër të Nismës Socialdemokrate dhe në emrin tim personal, të gjithë besimtarëve myslimanë urime Festa e Fitër Bajramit!
Kjo festë vjen pas muajit të Shenjtë të Ramazanit, i cili është simbol i sakrificës, paqes, dashurisë, harmonisë dhe i përkushtimit ndaj Zotit.
Në këtë festë ndajmë përgëzimet dhe urimet më të mira për njëri-tjetrin.
Uroj në këtë ditë feste që në familjet tuaja të keni mirëqenie, dashuri, lumturi dhe begati”, ka shkruar Limaj.