Ekipi negociator për bisedimet me Serbinë më 8 janar do të shkojë në Bruksel ku do të njoftohet për hapat e mëtejmë të procesit të dialogut.
“Ajo që delegacioni i Kosovës do të veprojë është mandati që i ka dhënë parlamenti duke u bazuar në rezolutën dhe platforma do të jetë e bazuar në vetë ligjin për delegacionin shtetëror, kështu që kjo është obligim i ynë. Nuk mund të dalim jashtë mandatit që na e ka dhënë Parlamenti i Kosovës”, tha Limaj për rtv21.
Limaj ka sqaruar edhe mandatin e këtij ekipi negociator.
“Mandati i delegacionit shtetëror është i qartë me rezolutën e miratuar në parlament. Angazhimet kryesore do të jetë unifikimi i qëndrimit të Republikës së Kosovës karshi Serbisë. Është shumë me rëndësi që Kosova të flet me një zë”, tha Limaj.