Site icon Telegrafi

​Limaj tregon nëse do ta marrë drejtimin e Qeverisë së Kosovës

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Famir Limaj, ka folur rreth mundësisë që ai të marrë postin e kryeministrit.

Ai ka thënë se vendit i nevojitet një kryeministër me përvojë dhe i cili di të ruajë raportet me miqtë ndërkombëtarë.

I pari i Nismës ka thënë se nuk është ai që cakton emra për këtë post.

“Na duhet një kryeministër me përvojë që e di vendin e punës dhe e di si funksionon sistemi shtetëror, që di të avancojë marrëdhëniet me miqtë ndërkombëtarë dhe që jep impute të qarta ekonomike e sociale. Nuk jam unë për të caktuar emër”, është shprehur Limaj, në televizionin publik.

I pyetur nëse është i gatshëm ta merr postin e kryeministrit, i pari i Nismës ka mohuar një mundësi të tillë.

“Unë rri në peshën time politike që më ka dhënë populli. Nuk është ky pazar”, tha Limaj.

Exit mobile version