Kryetari i Nisma për Kosovën, Fatmir Limaj ka thënë se tash për tash janë në garë për të zënë nëntë ulëse në Kuvendin e Kosovës.
Ai ka thënë se tashmë shtatë janë të sigurt, por që në garë janë edhe dy të tjerë, njofton Klan Kosova.
Limaj në “Zona e Debatit” ka thënë emrat e atyre që kanë siguruar mandatin e deputetit.
Pos vetes, Limaj ka thënë se deputetët tjerë do të jenë: Bilall Sherifi, Haxhi Shala, Zafir Berisha, Albulena Balaj, Valdete Bajrami, Milaim Zeka dhe Enver Hoti.
Më tej ai ka pohuar se kandidatët e tyre janë më të votuarit në top tridhjetëshën e koalicionit PAN.