Site icon Telegrafi

Limaj thotë se janë në negociata për koalicion parazgjedhor me PDK-në

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka qenë për vizitë sot në Zyrat e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Pas takimit, Limaj tha se janë në negociata me PDK-në për mundësinë e një koalicioni parazgjedhor.

“Jemi në negociata me PDK-në për koalicion parazgjedhor. Nuk kemi ndonjë ofertë, por tash i mbetet PDK-së që të vendos”, tha ai para mediave.

Ndryshe, PDK kandidat për kryeministër ka kryetarin në detyrë, Enver Hoxhaj. /Telegrafi/

Exit mobile version