Site icon Telegrafi

Limaj thotë se AKR ju bashkua vullnetit të qytetarëve

Kryetari i Nisma për Kosovën, Fatmir Limaj, ka lëvduar arritjen e marrëveshjes në mes koalicionit PAN dhe AKR-së.

Sot pasdite (e hënë) u nënshkrua edhe zyrtarisht marrëveshja mes PAN-it dhe AKR-së, e natyrisht se kjo u prit mirë nga lideri i Nismës.

Ai beson se kjo do të jetë një qeveri e reformave.

“Nga sot po i bashkohet vullnetit të qytetarëve të Kosovës AKR-ja, nga sot ky koalicion tregon se Kosova ka një shumicë të konsoliduar që përfaqëson shumicën e vullnetit të qytetarëve të Kosovës”.

“Nga ky moment mund të llogaritet që është fillimi i ndërtimit të institucioneve, që besoj se është një lajm i shumëpritur nga qytetarët e Kosovës”, ka thënë ai.

“Besoj se jemi aty ku duhet të jemi, jemi partnerë që e njohim mirë njëri-tjetrin dhe jemi aty ku duhet të jemi”, potencoi Limaj. /Telegrafi/ 

Exit mobile version