Telegrafi

Limaj: Të lëshohen fletarreste për Nikoliqin, Vuçiqin dhe Daçiqin (Video)

Duke e komentuar deklaratën e kryeministrit serb Aleksandar Vuqiç, i cili kishte thënë se Serbia ka për t’i kërkuar zyrtarisht Francës për ta ekstraduar Ramush Haradinajn në Beograd, kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj ka thënë se nuk ëshë aspak i befasueshëm me këtë deklaratë të Vuqiç.

“Më habit që Prokuroria dhe vendi ynë nuk lëshojnë fletarrest për Vuqiçin dhe Daçiqin, sepse janë kreatorë të spastrimit etnik në Kosovë”, ka thënë Limaj, duke sqaruar se po folim për një njeri që ka qenë në Prishtinë në Hotelin Grand, kur është bë zbrazja e Kosovës.

Limaj thotë se këta njerëz (Qeveria) e ka humb dinjitetin e shtetit dhe sa më shpejt duhet të shkohet në zgjedhje.

Limaj, duke folur në emisionin “Rrokum Roll” ka kërkuar që të lëshoht fletarrest edhe ndaj presidentit serb Tomislav Nikoliq, i cili kishte planifikuar ta vizitojë Kosovën. /Telegrafi/