Telegrafi

Limaj takon shefin e EULEX-it, flasin për forcimin e sundimit të rendit dhe ligjit

Kryetari i Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka pritur sot në takim shefin e EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark, me të cilin ka biseduar për zhvillimet aktuale në vend, menaxhimin e pandemisë si dhe për forcimin e sundimit të rendit dhe ligjit në Kosovë.

Sipas një njoftimi për media, në këtë takim, Limaj vlerësoi kontributin e EULEX-it jo vetëm në forcimin e sundimit të rendit dhe ligjit në Kosovë, por edhe në mbështetjen e dhënë institucioneve të drejtësisë.

Kreu i Nismës theksoi rëndësinë që ky mision të vazhdojë të ndihmojë edhe më shumë sistemin gjyqësor në vend, veçanërisht në ofrimin e këshillave dhe ekspertizave në fushën e drejtësisë.

Siç thuhet në njoftim, në anën tjetër, Lars-Gunnar Wigemark, u zotua se misioni të cilin ai e drejton do të vazhdojë të mbështesë Kosovën në fushën e sistemit të drejtësisë. /Telegrafi/