Kryetari i Nimës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, në kuadër të aktiviteteve para zgjedhjeve të 14 shkurtit, ka takuar sot punëtorët shëndetësorë në Malishevë.
Limaj, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se punëtorëve shëndetësorë u ka shprehur mirënjohje dhe respekt të sinqertë për angazhimin e bërë ndër vite dhe veçmas gjatë periudhës së vështirë të ballafaqimit me COVID-19.
Postimi i plotë i Limajt:
“Në Malishevë, sot takimet i vazhdova me punonjësit shëndëtësorë të kësaj zonë, të cilët edhe janë heronjtë e periudhës më të vështirë që po kalojmë kohëve të fundit, atë të pandemisë, duke qenë ditë e natë në mbështetje të qytetarëve të kësaj zone dhe më gjerë.
U shpreha mirënjohje dhe respekt të sinqertë për angazhimin e bërë ndër vite dhe veçmas gjatë periudhës së vështirë të ballafaqimit me COVID-19, duke qenë në dijeni që Malisheva fillimisht ishte ndër komunat më të goditura.
Vetëm të bashkuar e të rreshtuar krah projektit tonë politik për mbrojtjen e vlerave kombëtare për zgjedhjet e 14 shkurtit, ne mund t’i bëjmë një shërbim të madh sektorit të shëndetësisë dhe çdo sektori tjetër në vend”, ka shkruar Limaj. /Telegrafi/