Site icon Telegrafi

Limaj takon drejtoreshën e BE-së për Ballkanin, flasin për dialogun dhe vizat

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, njëherësh bashkëkryesues i delegacionit shtetëror për bisedime me Serbinë ka pritur në takim drejtoreshën e BE-së për Evropën Perëndimore, Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë, Angelina Eichhorst.

Limaj këtë e bëri të ditur në një postim në rrjetin e tij social Facebook, ku ka shkruar se gjatë takimit ka biseduar për zhvillimet aktuale politike në vend, dialogun Kosovë-Serbi dhe proceset integruese të Kosovës.

“Prita sot në takim drejtoreshën e BE-së për Evropën Perëndimore, Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë, Angelina Eichhorst. Biseduam për zhvillimet aktuale politike në vend, dialogun Kosovë-Serbi dhe proceset integruese të Kosovës. Ishte konstatim i përbashkët se dialogu është i paaltaernativë dhe duhet të gjejmë rrugë për të rifilluar dialogu, në mënyrë që ta arrijmë një marrëveshje gjithëpërfshirëse obligative për njohje reciproke”, ka shkruar Limaj në Facebook. /Telegrafi/

Exit mobile version