Nisma Socialdemokrate po vazhdon aktivitetet me struktura dhe aktivistë të saj.
Kryetari i këtij subjekti, Fatmir Limaj, ka njoftuar të ketë kaluar pasditen e së shtunës me struktura dhe aktivistë të Nismës nga Prizreni dhe Dragashi në Bjeshkët e bukura të Sharrit.
“Entuziazëm dhe mobilizim i jashtëzakonshëm kudo i degëve tona anekënd vendit për sfidat e radhës”, ka shkruar kreu i Nismës.
Postimi i plotë i Limajt:
“Takime parapërgatitore me struktura dhe aktivistë të Nismës nga Prizreni dhe Dragashi në Bjeshkët e bukura të Sharrit. Entuziazëm dhe mobilizim i jashtëzakonshëm kudo i degëve tona anekënd vendit për sfidat e radhës.
Nisma është e gatshme dhe me objektiva të qarta. #nejemigati #nismasocialdemokrate”, ka shkruar Limaj. /Telegrafi/