Site icon Telegrafi

Limaj takim lamtumirës me Apostoloven

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka zhvilluar një takim lamtumirës me shefen e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova.

Lajmin e ka bërë të ditur Limaj përmes një postimi në llogarinë e tij në “Facebook”.

Ai e ka falëndëruar për bashkëpunimin që kanë pasur gjatë mandatit të saj në Kosovë.

“Vlerësoj lart angazhimin dhe kontributin e saj gjatë mandatit si shefe e Zyrës së BE-së në Kosovë. Znj. Apostolova i urova suksese në angazhimet e saja të radhës”, ka shkruar ndër të tjera Limaj.

Ndryshe, Nataliya Apostolova është në përfundim të mandatit të saj si shefe e Zyrës së BE-së në Kosovë.

Exit mobile version