Site icon Telegrafi

Limaj: Do ta kujtojmë gjithmonë rezistencën dhe sakrificën e bacës Adem

Lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka bërë homazhe pran arkivolit të Adem Demaçit. Limaj ka thënë se sot Kosova nderon heroin kombëtar, Adem Demaçi

“Kështu shqiptarët dinë t’i nderojnë njerëzit e mëdhenj. Baca Adem, sot populli yt po shpreh dhimbjen dhe mirënjohjen në respekt të veprës tënde që ti bëre për ne.

Baca Adem, ishe dhe mbetesh udhërrëfyesi më i mirë për djemtë dhe vajzat e reja që duan ta nderojnë vendin dhe kombin e vet. Do ta kujtojmë gjithmonë rezistencën dhe sakrificën tënde. Ngushëllime familjes, bashkëveprimtarëve dhe gjithë kombit. U prehsh në paqe, hero i kombit!”, ka thënë Limaj.

Exit mobile version