Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, njëherit edhe bashkëkryesues i Ekipit negociator ka thënë se dialogu me Serbinë mund të fillojë menjëherë, por pa kushte.
Kushtëzimin e dialogut me heqjen e taksës ai po e sheh si joseriozitet nga pala serbe, që sipas Limajt nuk po mund të heqin dorë nga e kaluara.
Madje ai është skeptik në vullnetin dhe gatishmërinë e shtetit fqinj që vërtetë të vije te një marrëveshje finale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë që parasheh njohjen reciproke.
“Kosova është e gatshme qysh nesër me filluar dialogun, pa kushte dhe pa kushtëzime. Është në interesin e përbashkët të dy vendeve tona është inversi i regjionit”.
“Por unë jam skeptik për faktin që shoh joseriozitet nga pala serbe në njërën anë dhe shoh ngjalljen e fantazmës të së kaluarës nga pala serbe”.
“Jam skeptik në vullnetin dhe gatishmërinë e tyre që vërtetë të vije te një marrëveshje finale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë që parasheh njohjen reciproke”.
Kreu i Nismës Socialdemokrate ka ftuar opozitën që ta sjellë në Kuvend mocionin për rrëzimin e Qeverisë.
Ai më tej thotë se opozita nuk ka nevojë të pres që të bëjë 58 vota, por që me 40 vota mund të thërras seancë, shkruan EkonomiaOnline.
“Opozita nuk ka nevojë me i prit 58 vota, me 40 vota mundet me e thirr Kuvendin, ngritet mocioni me 40 vota dhe natyrisht me 40 vota mund ta provojë dhe i ka të gjitha mundësitë për të provuar mocionin e vet në Parlamentin e Kosovës”.
“Ne presim që ata një ditë ta qesin një mocion të shohim, nuk ka nevojë të priten më shumë nënshkrime për të aplikuar mocionin, të shohim këtu jemi. Ata janë duke përdorur një instrument të ligjshëm me plotë të drejtë a do të realizohet apo nuk do të realizohet duhet të pyetet opozita, ata janë iniciatorë të kësaj çështje”.
Ai thotë se partia që përfaqëson do të jetë pjesë e Qeverisë së udhëhequr nga Ramush Haradinaj, vetëm nëse realizohen projektet e parapara që janë në interes të vendit dhe partnerët e koalicionit janë korrekt.