Site icon Telegrafi

Limaj i sigurt: Zafir Berisha kryetar i ardhshëm i Prizrenit

Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, shprehet i sigurt se kryetari i degës se këtij subjekti në Prizren, Zafir Berisha do të jetë kryetar i ardhshëm i Prizrenit. Limaj është zotuar se bashkë me kryesinë e Nismës do të angazhohen fort qe Berisha të jetë kryetar i Prizrenit.

“Nisma në Prizren ka me i fitu zgjedhjet. Se a mbahen në qershor apo shtator nuk di. Por, një gjë ju siguroj se në nëntor do të festojmë fitoren. Se a do të mbahen zgjedhjet në qershor apo shtator, nuk di, por një gjë ju siguroj se në nëntor do të festojmë fitoren në Prizren”, ka thënë Limaj në shënimin e tre vjetorit të Nismës në Prizren.

Limaj u ka kërkuar bashkëluftëtarëve të tij qe të rreshtohen prapa Zafir Berishës në Prizren.

I pari i Nismës, ka thënë se viti 2017 do ta gjejë Nismën në qeverisje në Prizren dhe në nivel qendror. Kryeministri i ardhshëm, sipas tij, do të jetë nga opozita.

“Ndryshimi po vjen. Duhet të mobilizohemi fuqishëm. Secili qytet po i bashkohet ndryshimit”, ka shtuar Limaj.

Exit mobile version