Kreu i partisë NISMA-së për Kosovën, Fatmir Limaj ka folur gjerë e gjatë në InfoBox të RTV Dukagjinit për gjitha zhvillimet në vend, por edhe brenda subjektit të tij politik.
Ai ka thënë se NISMA është më e fort se kurrë, derisa ka akuzuar Vetëvendosjen si shkaktarin kryesor të prishjes së opozitës së bashkuar, për shkak se sipas tij ata nuk kanë bërë kompromise.
Limaj ka folur edhe për mundësinë e kthimit në PDK, derisa ka përsëritur se ai përpara do të dalë në pension se sa të kthehet në subjektin që i ka takuar.
Ai madje është habitur se si në PDK, Kadri Veseli është bërë kryetar brenda 6 muajsh. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=6KK0qCKkNAM