Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, beson se shpëtimi i Kosovës fillon në Prizren. Ai tha se Nisma për Kosovë, ndryshimin e Kosovës, do të fillojë me Prizrenin.
“Prizreni është baza dhe zemra e Nismës për Kosovën”, tha Limaj në Prizren.
Nismës në Prizren iu kanë bashkuar 100 anëtarë të rinj. Limaj ka ftuar qytetarët që t’i bashkohen subjektit të tij politik për të ndryshuar Prizrenin.
“Ju ftoj që të bisedoni me të gjithë ata njerëz që deri sot janë mashtruar nga nëntoka, që të bashkohën Nismës për Kosovë”, tha Limaj,shkruan PrizrenPress.
Sipas tij, Nisma ashtu sic ka premtuar, ka dëshmuar se nuk bën pazar për vendin,
“Ende jemi të gatshëm të bëjmë për Kosovën, por jo Kosovën me dhanë për interesa individuale”.
Limaj, gjatë fjalimit të tij, disa herë ka përmendur termin “nëntokë”, duke ju referuar pushtetarëve.
“Drejtuesit e Kosovës janë tinëzar. Marrëveshjet e nëntokës nuk do të shkojnë gjatë”.
Limaj tha se gjysma e Prizrenit është ndërtuar me paratë e mafiozëve.
Edhe kryetari i Nismës në Prizren, Zafir Berisha, ka ftuar qytetarët që t’i bashkohen Nismës.
“Të bëhemi bashkë që t’i thomë stop keqqeverisjes në Prizren dhe Kosovë”, tha Berisha.