Kandidati për kryeministër të Kosovës nga Nisma Socialdemokrate, njëherësh zëvendëskryeministër në detyrë Fatmir Limaj, ka kujtuar në 21 vjetorin e rënies mjekun e luftës së UÇK-së Shpëtim Robaj.
Limaj thotë se Robaj do të kujtohet përherë si një nga të parët që iu përgjigj zërit të atdheut.
Postimi i Limajt në Facebook:
Sot, në 21 vjetorin e rënies përkujtojmë jetën dhe veprën e mjekut dhe humanistit dëshmor, Shpëtim Robaj. Doktorin e luftës do ta kujtojmë përherë si një nga të parët i cili iu përgjigj zërit të atdheut.
Doktor Shpëtim Robaj ra derisa po shkonte për të shëruar plagët e luftëtarëve të lirisë, por edhe të plagosurve të shumtë të popullatës civile.
I përjetshëm qoftë kujtimi për të gjithë dëshmorët dhe martirët e kombit!