Telegrafi

Limaj: Rama shprehi gatishmërinë që të ofroi gjithë ndihmën në çdo proces nëpër të cilat po kalon Kosova

Kryetari i Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka pritur sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Limaj ka thënë se takimi ishte vëllazëror, dhe se i uroj mandatin e tretë në krye të Qeverisë së Shqipërisë.

“Më kryeministrin Rama diskutuam për zhvillimet aktuale, me theks të veçantë për gjendjen e krijuar tash e tetë ditë në veri të vendit. Është e domosdoshme që raportet tona si dy vende të ngriten në nivelin më të lartë të mundshëm”, ka shkruar Limaj.

Postimi i plotë:

Sot zhvillova një takim vëllazëror me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama të cilin e urova për mandatin e tretë në krye të Qeverisë së Shqipërisë.
Më kryeministrin Rama diskutuam për zhvillimet aktuale, me theks të veçantë për gjendjen e krijuar tash e tetë ditë në veri të vendit.
Është e domosdoshme që raportet tona si dy vende të ngriten në nivelin më të lartë të mundshëm.
Kryeministri Rama u shpreh i gatshëm që të ofroi gjithë ndihmën e shtetit shqiptar në çdo proces nëpër të cilat po kalon Kosova.
Poashtu, nga kryeministri Rama mora ftesë për një vizitë në Tiranë, të cilës do t’i përgjigjem pozitivisht me shumë kënaqësi.
/Telegrafi/