Site icon Telegrafi

Limaj: Qeveria do t’i mbështes prodhuesit vendor

Oda Ekonomike e Kosovës mbështetur nga Qeveria e Kosovës ka hapur sot Panairin Ndërkombëtar të Produkteve Bujqësore dhe Agroindustriale ‘’Prishtina 2017’’.

Kryetari i OEK Safet Gërxhaliu tha se prioritet i prioriteteve duhet të jetë zhvillimi ekonomik edhe pse sipas tij agjenda politike aktualisht është ngarkuar me zgjedhje.

“ Ekonomia dhe bashkëpunimi ekonomik i afron popujt dhe i forcon urat ekonomike, e cila mund të jetë garancë drejt Bashkimit Evropian”, tha Gërxhaliu.

Ai ndër të tjera tha se pjesëmarrja në këtë panair nga rajoni është një alternativë për një ardhmëri të garantuar dhe dialogu është një armë e zgjidhur për të gjithë partnerët.

Në këtë panair do të jepen edhe rekomandimet për zgjidhjen e barrierave rajonale apo edhe me Serbinë.

Zëvendës kryeministri i Kosovës Fatmir Limaj tha se Qeveria e Kosovës do t’i mbështes fuqishëm edhe alternativat për zgjidhjen e probleme e që kanë prodhuesit.

“Qeveria ka marr përsipër për një ekonomi të qëndrueshme dhe bashkëpunim rajonal për ngritjen e perspektivës duke shtuar dinamikën dhe mbështetjen e prodhimit vendor. Ne si Qeveri mbështesim këto iniciativa me pjesëmarrjen e vendeve rajonale në këtë panair”, tha Limaj. Ai porositi prodhuesit vendor se tash e tutje e kanë Qeverinë pas për mbështetje e cila do të ndikojë në mirëqenien e qytetarëve

Exit mobile version